LEKSIONI I KATËRT

Humbja dhe Fitimi

Në komunitetin e kultivuesve, lidhja ndërmjet humbjes dhe fitimit përmendet shpesh. Gjithashtu, ajo diskutohet edhe midis njerëzve të tjerë. Si duhet t’i trajtojnë praktikuesit tanë humbjet dhe fitimet? Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. Ajo që njerëzit duan është fitimi dhe si të jetojnë mirë dhe në rehati. Praktikuesit tanë nuk janë kështu por krejtësisht e kundërta. Ne nuk kërkojmë atë që duan njerëzit e zakonshëm. Përkundrazi, ajo që arrijmë ne është diçka që njerëzit e zakonshëm nuk e marrin dot—edhe sikur ata të donin—veçse po e arritën me praktikë kultivuese.

Humbja në kuptimin tonë nuk është humbje në kuptim të ngushtë. Kur një njeri flet për humbje, ai mendon për të dhuruar ca para, të ndihmojë ata që kanë nevojë, apo t’i japë diçka një lypësi në rrugë. Edhe këto janë një formë dhënie dhe një formë humbjeje. Sidoqoftë kjo i referohet vetëm të qenurit më pak të interesuar për para apo pasuri. Të heqesh dorë nga pasuria është natyrisht, një aspekt humbjeje dhe relativisht një aspekt gjithashtu i rëndësishëm. Por humbja së cilës i referohemi ne nuk kufizohet tek ky kuptim i ngushtë. Si praktikues, gjatë kultivimit ne kemi kaq shumë vese për të braktisur, si psh. mentalitetin për tu dukur, xhelozinë, mentalitetin e konkurencës dhe zellin e tepruar. Shumë vese të ndryshme duhet të braktisen, pasi humbja për të cilën flasim ne është humbje në kuptim më të gjërë. Gjatë gjithë kohës së kultivimit, ne duhet të heqim dorë nga të gjitha veset dhe dëshirat e ndyshme të njerëzve të zakonshëm.

Dikush mund të pyesë: “Ne praktikojmë kultivim midis njerëzve. Nëse ne humbim gjithshka, a nuk jemi ne njëlloj si murgjit apo murgeshat? Është e pamundur të humbësh gjithshka.” Në shkollën tonë të praktikës, ata që praktikojnë kultivim midis njerëzve të zakonshëm kërkohet të praktikojnë kultivim pikërisht në shoqërinë e zakonshme njerëzore dhe të përshtaten mes njerëzve të zakonshëm sa më shumë që të jetë e mundur. Juve në të vërtetë nuk ju kërkohet të humbni ndonjë gjë materialisht. Nuk ka rëndësi se sa e lartë është pozita juaj apo sa shumë pasuri ju keni. Thelbi është nese ju mund ta braktisni atë dëshirë.

Shkolla jonë e praktikës synon drejtpërdrejt mëndjen e individit. Çështja thelbësore është nëse ju mund ta merrni lehtshëm dhe të mos merakoseni për çështjet që lidhen me fitimin personal dhe konfliktet me të tjerët. Praktikat kultivuese në tempuj apo në male dhe pyje të largëta ju veçojnë plotësisht nga shoqëria njerëzore, duke ju detyruar kështu të humbni dëshirat e njerëzve të zakonshëm dhe duke ju mohuar çfarëdo fitimi material kështu që ju t’i humbni ato. Një praktikues në mes të njerëzve të zakonshëm nuk ndjek këtë rrugë. Këtij personi i kërkohet t’i marrë gjërat lehtshëm në ambjentin e përditshëm njerëzor. Sigurisht, kjo është shumë e vështirë. Gjithashtu ky është aspekti më thelbësor i shkollës sonë të praktikës. Prandaj, humbja së cilës i referohemi ne është humbje në kuptimin e gjërë të fjalës e jo në atë të ngushtë. Le të flasim pak për kryerjen e veprave të mira dhe dhurim parash apo gjërash të tjera. Sot, disa nga lypësat që shikoni në rrugë janë profesionistë dhe madje mund të kenë më shumë para se ju. Ne duhet të përqëndrohemi në gjërat e mëdha e jo në ato të vogla. Praktika kultivuese duhet të përqëndrohet në perspektivën e gjërë të gjërave dhe ta bëjë këtë në mënyrë të hapur dhe me dinjitet. Kur ne humbim gjëra, ato që humbim janë në të vërtetë gjëra të këqija.

Njerëzit shpesh besojnë që çdo gjë që ata kërkojnë me insistim është e mirë. Në fakt, nga një perspektivë e një niveli të lartë, ato janë për të kënaqur ato pak interesa personale midis njerëzve të zakonshëm. Fetë e ndryshme kanë thënë që pavarësisht nga sa shumë para që ju keni apo sa e lartë është pozita juaj, ato vlejnë vetëm për pak dhjetë-vjeçarë. Njeriu nuk mund t’i sjellë me vete ato kur lind apo t’i marrë ato me vete pas vdekjes. Pse është gongu kaq i çmuar? Pikërisht sepse ai rritet drejt e mbi trupin e Shpirtit tuaj Primordial dhe sillet në lindje dhe merret me vete pas vdekjes. Për më tepër, ai përcakton drejtëpërdrejt Shkallën e Arritjes së kultivimit tuaj dhe prandaj është shumë i vështirë për t’u kultivuar. Me fjalë të tjera, ajo që ju humbni është diçka e keqe. Kështu, ju mund të ktheheni në origjinë, në veten tuaj të vërtetë. Pra çfarë fitoni ju? Përmirësimin e nivelit tuaj; së fundi ju arrini Shkallën e Duhur dhe përfundoni kultivimin, duke zgjidhur kështu problemin themelor. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për ju që menjëherë të hiqni dorë nga të gjitha llojet e dëshirave të njerëzve të zakonshëm dhe të arrini standartin e një praktikuesi të vërtetë, sepse kjo kërkon kohë të arrihet. Kur ju më dëgjoni mua që them don kohë, ju mund të thoni që Mësuesi na ka thënë që kjo don kohë dhe kështu ju do ta merrni me ngadalë. Kjo nuk lejohet! Ju duhet të jini strikt me veten megjithëse ne ju lejojmë që të përmisoheni gradualisht. Sikur të gjithë ju të mund ta arrinit atë sot, ju do të ishit Buddhë sot. Prandaj, kjo nuk është e mundur. Ju do të mund ta arrini atë gradualisht.

Ajo që ne humbim është në fakt diçka e keqe. Çfarë është ajo? Është karmë dhe shkon hap pas hapi me veset e ndryshme të njerëzve. Për shembull, njerëzit e zakonshëm kanë mendime nga më të këqijat. Për interesa personale, ata kryejnë një sërë veprash të këqija dhe nga kjo ata mbledhin këtë substancë të zezë, karmën. Kjo ka të bëjë drejtëpërdrejtë me mëndjet tona. Me qëllim që të eliminoni këtë gjë negative, ju fillimisht duhet të ndryshoni mëndjen tuaj.

Transformimi i Karmës

Ekziston një proçes transformimi ndërmjet substancës së bardhë dhe substancës së zezë. Kur ndodh një konflikt ndërmjet dy personave, ndodh dhe ky proçes transformimi. Kur një individ kryen një vepër të mirë, ai merr substancë të bardhë, virtyt. Kur një individ kryen një vepër të keqe, ai merr substancë të zezë, karmë. Ekziston gjithashtu dhe një proçes trashëgimie. Dikush mund të pyesë, “A ndodh kjo për shkak se individi ka bërë gjëra të këqija në jetën e tij të mëparshme?” Mund të mos jetë pikërisht kështu sepse karma nuk akumulohet vetëm gjatë një jetë. Komuniteti i kultivuesve beson që Shpirti Primordial nuk zhduket. Nëse një Shpirt Primordial nuk zhduket, atëhere personi me siguri ka pasur lidhje shoqësore përpara kësaj jete. Kështu, personi mund t’i ketë borxh dikujt tjetër, të ketë keqtrajtuar dikë, apo të ketë bërë gjëra të tjera të këqija, si vrasje, e cila do të shkaktonte këtë karmë. Këto gjëra mblidhen në një dimension tjetër dhe njerëzit i mbartin ato gjithmonë me vete. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për substancën e bardhë. Ky nuk është burimi i vetëm pasi ekziston gjithashtu dhe një situatë tjetër. Gjatë gjithë brezave të një familjeje, paraardhësit gjithashtu mund të akumulojnë karmë për brezat e mëvonshëm. Në të kaluarën, të moshuarit thonin: “Njeriu duhet të bledhë virtyt dhe të parët e dikujt kanë mbledhur virtyt. Ky person po fal virtyt dhe ky po shpërdoron virtyt.” Këto ishin thënie shumë të sakta. Në ditët e sotme, njerëzit nuk ia venë më veshin këtyre thënieve. Nëse ju i flisni të rinjve për humbje virtyti apo mungesë virtyti, ata nuk do të preken fare. Në fakt, kuptimi i saj është me të vërtetë shumë i thellë. Virtyti nuk është thjesht një koncept apo standart shpirtëror i njerëzve modernë por është në fakt një material që ekziston me të vërtetë. Trupat tanë fizikë i kanë të dyja këto lloj substancash.

Dikush pyet, “Ështe e vërtetë që nëse një njeri ka shumë substance të zezë është e pamundur për të që të praktikojë në nivele të larta?” Mund të jetë ashtu sepse me tepër substancë të zezë, cilësia e ndriçimit shpirtëror të personit do të ndikohej. Meqenëse ajo formon një fushë rreth trupit të njeriut dhe e mbështjell njeriun drejt e në mes, ai është kështu i shkëputur nga Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), karakteristika e universit. Pra, ndriçimi shpirtëror i këtij njeriu mund të jetë i ulët. Kur njerëzit flasin për praktikë kultivuese dhe qigong, ky individ do t’i konsiderojë të gjitha këto si paragjykime dhe nuk do t’i besojë ato aspak. Ai do t’i shohë ato si qesharake. Zakonisht ndodh kështu por kjo nuk është absolute. A do të ishte tepër e vështirë për këtë person që të praktikonte kultivim dhe se ai nuk do të ishte në gjëndje të arrinte gong të nivelit të lartë? Jo, nuk është ashtu. Ne kemi thënë se Ligji i Lartë është i pakufishëm dhe se varet plotësisht nga zemra juaj për të praktikuar kultivim. Mjeshtri ju çon deri tek porta dhe varet nga vetë ju për të praktikuar kultivim. Gjithçka varet nga ju vetë sesi praktikoni kultivim. Nëse ju mund të praktikoni kultivim varet e gjitha nga sa ju mund të duroni, sakrifikoni dhe vuani. Nëse ju e vendosni në mëndje, asnjë vështirësi nuk mund t’ju ndalojë. Unë do të thoja që nuk do kishte asnjë problem.

Një personi me shumë substance të zezë normalisht do t’i duhet të sakrifikojë me shumë se sa një personi me shumë substance të bardhë. Pasi substanca e bardhë është drejtëpërdrejtë e asimilueshme në karakteristikën e universit, Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), për aq kohë që një person përmirëson karakterin e tij gjatë konflikteve, gongu i tij do të rritet. Është kaq e thjeshtë. Një person me shumë virtyt ka cilësi të mirë ndriçimi shpirtëror. Ai mund të vuajë dhe durojë si vështirësi fizike ashtu dhe mendore. Edhe sikur ky njeri të vuajë më shumë fizikisht sesa mendërisht, gongu përsëri do t’i rritet. Kjo nuk ndodh për një person me shumë substance të zezë sepse ai së pari duhet të kalojë gjatë këtij proçesi: Ai duhet të transformojë substancen e zezë në substancë të bardhë. Ky proçes është gjithashtu shumë i dhimbshëm. Prandaj, një person me cilësi të ulët ndriçimi shpritëror zakonisht duhet të vuajë më shumë vështirësi. Me shumë karmë dhe cilësi të ulët ndriçimi shpirtëror është më e vështirë për këtë person të praktikojë kultivim.

Marrim një rast të veçantë si shembull. Le të shohim se si praktikon kultivim ky person. Meditimi ulur kërkon vendosjen e të dyja këmbëve mbi njëra tjetrën për një periudhë kohe të gjatë. Këmbët do të dhëmbin dhe mpihen pasi të marrin këtë pozicion. Me kalimin e kohës, personi do të fillojë të mos ndjehet rehat dhe më pas dhimbja bëhet e padurueshme. Vuajtja fizike dhe mendore mund të bëjnë që si mëndja ashtu dhe trupi, të vihen në gjendje mjaft të parehatshme. Disa njerëz nuk mund ta durojnë dhimbjen kur ulen me këmbët kryq dhe ata do të duan të heqin dorë duke ulur këmbët. Disa të tjerë nuk durojnë dot pasi rrinë ulur për një kohë pak më të gjatë. Po u ulën këmbët, praktika është e kotë. Kur këmbët fillojnë të dhëmbin, personi do të bëjë disa shtriqje të këmbëve para së të rimarrë pozicionin e meditimit. Për mendimin tim kjo nuk ka asnjë vlerë. Kjo për arsyen se ne kemi parë që kur këmbët dhëmbin, substanca e zezë ka lëvizur tek këmbët. Substanca e zezë është karmë që mund të eliminohet nëpërmjet vuajtjes e më pas ajo mund të transformohet në virtyt. Sapo fillon dhimbja, karma fillon të eliminohet. Sa më shumë karmë vjen aq më shumë dhëmbin këmbët. Prandaj dhimbja në këmbë nuk fillon pa shkak. Zakonisht, gjatë meditimit këmbët tuaja do ta ndjejnë dhimbjen me intervale. Pas një momenti dhimbjeje të padurueshme, ajo mbaron dhe ka pak lehtësim. Menjëherë dhimbja fillon përsëri. Zakonisht ndodh kështu.

Ndërkohë që karma eliminohet pjesë-pjesë, këmbët do të ndjehen pak më mirë sa herë që eliminohet një pjesë. Sapo një pjesë tjetër karme arrin, këmbët do të dhëmbin përsëri. Kur substanca e zezë eliminohet, ajo nuk zhduket pasi kjo substancë nuk shduket. Sapo eliminohet ajo kthehet direkt e në substancë të bardhë, që është virtyt. Pse mund të transformohet në këtë mënyrë? Kjo ndodh për arsye se ky person ka vuajtur, sakrifikuar dhe duruar vështirësi. Ne e kemi thënë që virtyti merret nëpërmjet durimit dhe kalimit të vështirësive ose nga kryerja e veprave të mira. Prandaj, kjo situatë do të ndodhë gjatë meditimit ulur. Disa njerëz i ulin shpejt këmbët sapo ato fillojnë tu dhëmbin dhe bëjnë disa shtriqje përpara se të rimarrin pozicionin ulur. Kjo nuk do të arrijë as dhe një gjë. Gjatë kryerjes së ushtrimeve në këmbë, krahët e dikujt mund të lodhen nga pozicioni i mbajtjes së rrotës. Kur ai nuk e duron dot më dhe ul krahët poshtë, ai nuk arrin asgjë. E ç’është kjo pak dhimbje? Unë do të thoja që do ishte fare e lehtë që një njeri t’ja arrinte në kultivim vetëm duket mbajtur krahët lart. Kjo pra do të ndodhë kur njerëzit praktikojnë meditimin ulur.

Shkolla jonë e praktikës nuk proçedon kryesisht në këtë mënyrë, megjithëse një pjesë e saj luan një rol në këtë aspekt. Në shumicën e rasteve, transformimi i karmës ndodh në konfliktet me njëri-tjetrit dhe kjo është mënyra sesi ajo manifestohet me shumë. Kur je në një konflikt me dikë, përplasjet me njëri-tjetrin ia kalojnë edhe dhimbjeve fizike. Unë do të thoja se dhimbjet fizike janë gjërat më të lehta për t’u duruar, pasi ato mund të mposhten duke shtrënguar fort dhëmbët. Kur një konflikt ndodh ndërmjet njëri-tjetrit, mëndja është gjëja më e vështirë për tu kontrolluar.

Për shembull, me të arritur në vendin e punës, një person do të nxehet kur dëgjon dy individë tek flasin shumë keq për të. Sidoqoftë, ne kemi thënë që si praktikues ju nuk duhet të kundërviheni kur ju godasin apo ju vënë në lojë por duhet të silleni me një standart të lartë. Kështu, ai mendon se Mësuesi ka thënë që si praktikues ne nuk duhet të jemi njëlloj si të tjerët dhe se duhet të sillemi më mirë. Ai nuk do të grindet me këta dy persona. Por zakonisht kur del ndonjë problem, nëse problemi nuk e irriton personin psikologjikisht, ai nuk llogaritet apo është i kotë dhe nuk mund të bëjë që ai të përmirësohet. Për pasojë, atij nuk i hiqet mëndja nga kjo dhe ajo vazhdon ta shqetësojë. Mundet që mëndja ti rrijë po aty. Ai gjithmonë don të kthejë sytë të shikojë fytyrat e atyre të dyve. Me të kthyer kokën, ai sheh dy fytyrat e liga në një bisedë të zjarrtë. Ai nuk mund të durojë më dhe fillon të nxehet. Ai mandje mund të filloje të zihet me ata në atë çast. Kur një konflikt ndodh midis njëri-tjerit është shumë e vështirë të kontollosh mëndjen. Unë them se do të ishte e lehtë sikur për çdo gjë të rregullohej gjatë meditimit; sidoqoftë jo gjithmonë do të ndodhë kështu.

Për pasojë, në të ardhmen gjatë praktikës suaj kultivuese, ju do të ndesheni me vështirësi nga më të ndryshmet. Si mund të praktikoni ju kultivim pa këto vështirësi? Nëqoftëse të gjithë jemi të mirë me njëri tjetrin pa konflikt interesash apo ndërhyrje që vijnë nga mëndja juaj, si mundet të përparojë karakteri juaj vetëm duke qëndruar ulur aty dhe duke medituar? Kjo është e pamundur. Secili duhet me të vërtetë të kalisë dhe përmirësojë veten nëpërmjet praktikës. Dikush pyet: “Pse kemi ne gjithmonë probleme gjatë praktikës kultivuese? Ato probleme nuk duken shumë të ndryshme nga ato të njerëzve të zakonshëm.” Kjo ndodh sepse ju po praktikoni kultivim midis njerëzve të zakonshëm. Juve nuk do t’ju kapin për këmbësh e varin papritmas me kokën poshtë e t’ju lënë ashtu varur që të vuani—nuk ndodh ashtu. Çdo gjë do të marrë formën e situatave të përditshme, si për shembull, dikush mund t’ju ketë inatosur juve sot, dikush ju ka mërzitur, dikush ju ka trajtuar keq, apo dikush ju flet pa pikë respekti. Kjo është për të parë se si do të reagoni ndaj këtyre problemeve.

Pse do të ndesheni ju me këto probleme? Ato shkaktohen të gjitha nga karma juaj. Ne tashmë kemi eliminuar shumë pjesë të panumërta të saj për ju, duke lënë vetëm atë pjesë të vogël të cilën e kemi shpërndarë si probleme në nivele të ndryshme për të përmirësuar karakterin tuaj, për të kalitur mëndjen tuaj dhe për të hequr veset tuaja të ndryshme. Këto janë të gjitha problemet tuaja që ne i përdorim për të përmirësuar karakterin tuaj dhe ju do të jeni të aftë t’i kapërceni ato. Nëqoftëse ju përmirësoni karakterin tuaj, ju do t’i kapërceni ato. Tjetër punë nëse ju vetë nuk doni ta bëni këtë, po deshët ta bëni, ju do t’ja arrini qëllimit. Prandaj, duke filluar që sot kur ju ndesheni me një konflikt ju nuk duhet ta konsideroni atë si rastësi. Kjo për arsye se kur ndodh një konflikt, ai do të dalë papritur. Por ai nuk është rastësi—është për ju që të përmirësoni karakterin tuaj. Për aq kohë sa ju e konsideroni veten si praktikues, ju mund ta përballoni atë siç duhet.

Natyrisht, ju nuk do të informoheni për një hall apo konflikt më përpara. Si mund të praktikoni ju kultivim nëse çdo gjë ju thuhet para kohe? Nuk do të kishte asnjë vlerë. Ato zakonisht ndodhin papritur në mënyrë që ato mund të testojnë karakterin tuaj dhe bëjnë që ju me të vërtetë ta përmirësoni atë. Vetëm atëherë mund të shikohet nëse një njeri mund t’i përmbahet kërkesave të karakterit. Prandaj, kur lind një konflikt, ai nuk ndodh rastësisht. Kjo çështje do të jetë e pranishme gjatë tërë proçesit të praktikës kultivivuese dhe në atë të transformimit të karmës. Ndryshe nga ç’e mendojnë njerëzit e zakonshëm, kjo është shumë më e vështirë sesa vuajtja fizike. Si mundet ju të rrisni gongun thjesht duke shtuar kohën e praktikës së ushtrimeve me krahët që ju dhëmbin duke i mbajtur lart dhe këmbët e lodhura nga të qëndruarit më këmbë. Si mund të rrisni gongun me pak orë më shumë ushtrimesh? Kjo shërben vetëm për të transformuar bentin por ai prapseprap ka nevojë të riforcohet me energji. Kjo nuk ndihmon në ngritjen e nivelit. Kapërcimi i problemeve në mëndje është çelësi për përmirësimin e vërtetë të nivelit. Nëse një njeri mund të përparonte vetëm duke vuajtur fizikisht, unë do të thoja që fshtarët në Kinë vuajnë më shumë. A nuk do të bëheshin ata mjeshtër qigongu atëhere? Pavarësisht sa vuani ju fizikisht, ju nuk vuani aq sa ata, të cilët punojnë shumë dhe papushuar në fushë nën diellin përvëlues. Kjo nuk është çështje e thjeshtë. Prandaj, ne kemi thënë që të përmirësoni me të vërtetë veten, ju duhet të përmirësoni me ndershmëri mëndjen. Vetëm atëherë personi mund të përmirësojë veteveten me të vërtetë.

Gjatë proçesit të transformimit të karmës, në mënyrë që ta keni veten nën kontroll, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm që i bëjnë gjërat lëmsh, ju duhet të mbani gjithmonë dashamirësi në zemër dhe mirësi në mëndje. Nëse ju papritur ndesheni me ndonjë problem, ju do të jeni të aftë ta përballoni atë ashtu siç duhet. Kur ju gjithmonë mbani dashamirësinë dhe mëshirën në zemër, ju do të keni kohë dhe vend për të përballuar konfliktet dhe të mendoni, nëqoftëse një problem ju del papritur. Nëse ju gjithmonë mendoni të konkuroni me të tjerët dhe të luftoni për çdo gjë, unë do të thoja se ju do të fillonit sherr me të tjerët sa herë që lind ndonjë problem—kjo është e sigurt. Pra, kur ju ndesheni me një konflikt, unë do të thoja se ai del për të transformuar substancën tuaj të zezë në substancë të bardhë, virtyt.

Kur njerëzimi ynë zhvillohet deri në shkallën e sotme, pothuajse çdonjeri lind me karmë përmbi karmë dhe trupi i të gjithëve ka grumbulluar mjaft karmë. Prandaj, në proçesin e transformimit të karmës, zakonisht ndodh një situatë e tillë: Ndërsa gongu juaj rritet dhe karakteri juaj përmirësohet, karma juaj eliminohet dhe transformohet. Kur një person ndeshet me një konflikt, ai mund të shfaqet si një konflikt karakteri me një tjetër. Nëqoftëse ju mund ta duroni atë karma e juaj do të eliminohet, karakteri juaj do të përmirësohet dhe gongu juaj gjithashtu do të rritet. Të gjitha këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Njerëzit në të kaluarën kishin shumë virtyt dhe karakter të mirë që në fillim. Dhe kur ata vuanin pak, ata do të mund të rrisnin gongun e tyre. Njerëzit sot nuk janë si atëhere. Sapo  kanë vuajtje, ata nuk duan të praktikojnë kultivim. Për më tepër, ata janë bëre me më pak ndriçim shpirtëror e si rrjedhim e kanë më të vështirë për të praktikuar kultivim.

Në praktikën kultivuese, mund të jepen dy shpjegime përsa i përket konflikteve specifike apo kur të tjerët ju trajtojnë keq. Njëra është që ju mund ta keni trajtuar keq atë person në jetën tuaj të mëparshme. Ju ndjeni në zemër se kjo është e padrejtë, “Si mund të më trajtojë ky person kështu?” Atëhere, pse e trajtove ti këtë person në të njëjtën mënyrë në të kaluarën? Ju mund të pretendoni se nuk dini gjë për atëhere dhe se kjo jetë nuk ka të bëjë me jetën tjetër. Kjo nuk bëhet. Ka dhe një çështje tjetër. Konfliktet lidhen me çështjen e transformimit të karmës. Prandaj, në trajtimin e konflikteve specifike ne duhet të falim në vend që të veprojmë si njerëzit e zakonshëm. Kjo duhet të aplikohet jo vetëm në vendin e punës po edhe në mjedise të tjera. E njëjta gjë është e vërtetë edhe me njerëzit e vetëpunësuar sepse edhe ata kanë lidhje shoqërore. Është e pamundur të mos kesh të bësh me shoqërinë, sepse të paktën janë kontaktet midis fqinjëve.

Në marrëdhëniet shoqërore një person do të ndeshet me të gjitha llojet e konflikteve. Për ata që praktikojnë kultivim midis njerëzve të zakonshëm, çfarëdo lloj biznesi në të cilin ju jeni, nuk ka rëndësi. Pavarësisht nga sa para që keni, në çfarë pozite të lartë shoqërore jeni, apo çfarëdo lloj sipërmarrje private apo kompani ju drejtoni nuk ka asnjë dallim, pasi ju duhet të bëni tregti të ndershme dhe të mbani një mëndje të virtytshme. Të gjitha profesionet në shoqërinë njerëzore duhet të ekzistojnë. Është zemra e njeriut që korruptohet dhe jo zanati apo profesioni. Ekzistonte një fjalë popullore në kohët e shkuara: “Nëntë nga dhjetë tregëtarë janë mashtrues.” Kjo është thënie e bërë nga njerëzit e zakonshëm. Unë do të thoja që është çështje që ka të bëjë me zemrën e njeriut. Përderisa zemra e juaj është e pastër dhe ju tregtoni me ndershmëri, ju e meritoni të fitoni para nëse ju bëni më shumë përpjekje. Kjo për arsye se ju jeni shpërblyer për përpjekjet e bëra midis njerëzve të zakonshëm. Pa humbje, s’ka fitim. Ju punuat për të. Pavarësisht nga statusi shoqëror, çdo njeri mund të jetë njeri i mirë. Ka konflikte të ndryshme për njerëzit e klasave të ndryshme shoqërore. Shtresa e pasur e shoqërisë ka konflikte të shtresës së pasur dhe të gjitha ato mund të trajtohen siç duhet. Në çdo klasë shoqërore, personi mund të jetë një njeri i mirë dhe të tregojë pak interes ndaj dëshirave apo veseve. Çdo njeri mund të jetë njeri i mirë në shtresa të ndryshme shoqërore dhe të praktikojë kultivim në nivelin e vet shoqëror.

Në ditët e sotme në Kinë, si në një ndërmarje shtetërore apo në sipërmarrje të tjera, konfliktet ndërpersonale janë bërë shumë të veçanta. Në vende të tjera dhe gjatë gjithë historisë, ky fenomen nuk ka ndodhur ndonjëherë. Për rrjedhojë, konfliktet mbi interesin vetjak veçarërisht duken se janë shumë të ashpra. Njerëzit thurin intriga në mëndje dhe konkurojnë për interesin më të vogël personal; mendimet që kanë dhe manovrat që përdorin janë shumë të ulta. Që të jesh njeri i mirë është e vështirë. Për shembull, ti arrin në vendin e punës dhe gjen një atmosferë jo të mirë. Më vonë, dikush të thotë se filani ka folur keq për ty dhe se të kanë raportuar tek përgjegjësi, duke të vënë ty në një situatë shumë të keqe. Të tjerët të vështrojnë me një shikim jo të zakonshëm. Si mundet ta tolerojë një njeri i zakonshëm këtë? Si mund ta durojë dikush këtë? “Nëse dikush do të më nxjerrë telashe, unë do t’i bëj të njëjtën gjë. Nëqoftëse ai ka përkrahës edhe unë kam gjithashtu. Fillojmë luftën.” Kur ti e bën këtë gjë midis njerëzve të zakonshëm, ata do të thonin se ti je i fortë. Por si praktikues, kjo do të ishte krejt e papranueshme. Nëse ti konkuron dhe lufton si njeri i zakonshëm, ti je njeri i zakonshëm. Nëse ti e mund atë, ti je akoma më i keq se ai njeriu i zakonshëm.

Si duhet ta trajtojmë ne këtë çështje? Kur ndeshemi me një konflikt të tillë, ne duhet së pari të ruajmë gjakftotësinë dhe nuk duhet të sillemi njësoj si ai tjetri. Natyrisht, ne mund t’ja shpjegojmë çështjen me njerëzillëk dhe nuk ka asnjë problem nëse ne sqarojmë çështjen. Por nuk duhet të na mbesë mëndja aty. Nëse ne ndeshemi me këto probleme, ne nuk duhet të konkurojmë dhe të luftojmë si të tjerët. Nëqoftëse ju bëni të njëjtën gjë që bën ai tjetri, a nuk jeni ju një njeri i zakonshëm? Jo vetëm që ju nuk duhet të konkuroni dhe të luftoni si ai por ju nuk duhet t’i mbani mëri atij në zemër. Me të vërtetë, ju nuk duhet ta urreni atë person. Nëse ti e urren atë person a nuk je nxehur ti? Ti nuk ke ndjekur parimin e Tolerancës (Ren). Ne praktikojmë Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë) dhe ti do të kesh edhe më pak Mirësi do të thoshim. Kështu, ju nuk duhet të jeni si ai apo të mërziteni me të vërtetë me të, pavarësisht se ai ju vuri në një situatë të keqe ku ju nuk mund as edhe të ngrinit kokën. Në vend që të jeni të zemëruar më të ju duhet ta falenderoni atë nga zemra dhe ta falenderoni me sinqeritet. Një njeri i zakonshëm mund të mendojë kështu: “A nuk është kjo sikur je Ah Q ?” Unë po ju them që nuk është ashtu.

Pa mendojeni pak: Ju jeni praktikues. A nuk ju kërkohet juve që të arrini një standart të lartë? Parimet e njerëzve të zakonshëm nuk duhet të aplikohen tek ju, apo jo? Si praktikues, a nuk është ajo që merrni ju diçka e niveleve të larta? Për rrjedhojë, ju duhet të ndiqni parimet e nivelit të lartë. Nëse ju bëni të njëjtën gjë që bëri ai person, a nuk jeni ju njësoj si ai? Pse duhet ta falenderoni ju atë, atëherë? Pa mendoni pak: Çfarë do të merrni ju? Në këtë univers, ka një parim që thotë: “pa humbje, s’ka fitim.” Që të fitosh duhet të humbesh. Ai person ju vuri në një situatë të keqe mes njerëzve dhe ai është pala që ka fituar në kurrizin tuaj. Sa më e keqe situata që ai të vë, sa më të mëdha pasojat dhe sa më shumë duron ti, aq më shumë virtyt do të humbë ai. Ky virtyt do t’ju jepet i gjithi juve. Ndërsa ju jeni duke duruar gjithë këtë, ju nuk doni t’ja dini dhe nuk e merrni me shumë seriozitet në mëndje.

Në këtë univers, ekziston dhe një parim tjetër: Nëse ju vuani shumë, karma në trupin tuaj do të transformohet. Ngaqë ju keni vuajtur, aq sa shumë keni vuajtur aq do të transformohet në virtyt. A nuk është ky virtyt ajo që dëshiron një praktikues? Ju do të fitoni dyfish, sepse dhe karma juaj do të eliminohet. Nëqoftëse ky person nuk do e kishte krijuar këtë situatë për ju, si mundet që ju të përmirësoni karakterin tuaj? Nëqoftëse ju dhe unë jemi të mirë me njëri-tjetrin dhe në harmoni, si mund të jetë e mundur të rrisim gongun? Është pikërisht sepse ai person ka krijuar këtë konflikt për ju që krijohet kjo mundësi përmirësimi karakteri dhe ju mund ta përdorni atë për të përmirësuar karakterin tuaj. A nuk ngrihet karakteri juaj në këtë mënyrë? Ju keni fituar trefish. Ju jeni praktikues. Me ngritjen e karakterit, a nuk do të rritet edhe gongu juaj? Ju keni fituar katërfish me një të shtënë. Pse të mos e falenderoni atë person? Ju sinqerisht duhet ta falenderoni atë nga thellësia e zemrës—në fakt është kështu.

Natyrisht, qëllimi i atij personi nuk ishte i ndershëm, përdryshe ai nuk do të të jepte ty virtyt. Por ai me të vërtetë krijoi një mundësi për të përmirësuar karakterin tuaj. Me fjalë të tjera, ne duhet ti kushtojmë vëmendje kultivimit të karakterit. Në të njëjtën kohë që karakteri kultivohet, karma eliminohet dhe transformohet në virtyt kështu që ju mund të ngjiteni në nivel më të lartë; këto shkojnë njëra me tjetrën. Nga pikëpamja e një niveli të lartë, këto parime janë të gjitha të ndryshme. Një njeri i zakonshëm nuk do t’i kuptojë ato. Kur i shikoni këto parime nga nivele të larta, çdo gjë do të jetë ndryshe. Për njerëzit e zakonshëm këto parime mund të jenë të drejta, por në fakt ato nuk janë të drejta. Vetëm ajo që shikohet nga nivele më të larta është me të vërtetë e drejtë. Normalisht është kështu.

Unë ja u kam shpjeguar parimet me hollësi të gjithëve dhe shpresoj që në praktikën kultivuese në të ardhmen secili do ta trajtojë veten si praktikues dhe me të vërtetë do të praktikojë kultivim përderisa parimet janë prezantuar tashmë këtu. Ndoshta disa njerëz, për arsye se ata jetojnë midis njerëzve të zakonshëm dhe para interesave aktuale materiale, akoma mendojnë që të jesh njeri i zakonshëm është gjë praktike. Në mes të rrymës së njerëzve të zakonshëm ata akoma nuk mund të sillen me standart të lartë. Në fakt, për të qënë njeri i mirë në mes të njerëzve, janë herojtë që shërbejnë si model i njerëzve të mirë por ato janë modele midis njerëzve të zakonshëm. Nëse ju doni të bëheni praktikues, varet plotësisht nga kultivimi i zemrës suaj dhe nga vetë ju sa do të kuptoni meqenëse nuk ka shembuj për të ndjekur. Për fat të mirë, sot e kemi bërë publik këtë Ligj të Lartë. Në të kaluarën, nëse dëshironit të praktikonit kultivim, askush nuk do t’ju mësonte. Kështu, ju mund të ndiqni Ligjin e Lartë dhe mbase do të ecni mirë. Nëse mund të praktikoni kultivim apo t’ja arrini atij dhe çfarë niveli mund të arrini varet e tëra nga vetë ju. Natyrisht, mënyra se si karma transformohet nuk ndodh gjithmonë siç e kam përshkruar, ajo mund të shfaqet dhe në aspekte të tjera. Kjo mund të ndodhë në shoqëri ose në shtëpi. Ndërsa ecni në rrugë ose në një mjedis tjetër shoqëror, ju mund të hasni në ndonjë problem. Juve do t’ju kërkohet që të braktisni të gjitha ato vese që nuk mund të braktisen nga njerëzit e zakonshëm. Të gjitha ato vese që keni duhet të hiqen në mjedise të ndryshme. Ju mund edhe të rrëzoheni dhe në këtë proçes do të arrini të lartësoheni shpirtërisht dhe të kuptoni Taon. Kjo është mënyra se si personi ecën në praktikën kultivuese.

Ka dhe një situatë tjetër tipike. Gjatë kursit të praktikës kultivuese shumë nga ju do të vënë re se kur praktikoni qigong, bashkëshorti apo bashkëshortja juaj do të zemërohen shpesh. Sapo të filloni ushtrimet, bashkëshorti do të fillojë t’ju ngacmojë. Nëse ju bëni diçka tjëtër, atij apo asaj nuk do t’i bënte përshtypje. Pamvarësisht nga sa kohë harxhoni duke luajtur Mah Jong, bashkëshortja juaj mund të mërzitej por jo aq shumë se sa kur filloni të bëni ushtrimet. Praktika juaj e qigongut nuk i prish punë bashkëshortes tuaj dhe sa gjë e mirë është ajo përderisa ju bëni ushtrimet për të mbajtur trupin në formë dhe nuk jeni duke e shqetësuar bashkëshorten. Megjithatë sapo ju filloni të praktikoni qigong bashkëshortja do të filllojë të hedhë ca fjalë dhe më pas të fillojë të grindet. Disa çifte pothuajse ndahen për shkak të grindjeve mbi praktikën e qigongut. Shumë njerëz nuk e kanë menduar pse ndodh një gjë e tillë. Nëse ju pyesni bashkëshortin më pas “Pse mërzitesh kaq shumë kur unë praktikoj qigong?” ai apo ajo nuk mund ta shpjegojnë këtë dhe nuk gjejnë dot arsyen. “Vërtetë, pse u zemërova dhe u acarova kaq shumë në atë kohë?” Në fakt, ku qëndron shkaku? Ndërsa një person po praktikon qigong, karma e tij duhet të transformohet. Ju nuk do të fitoni po nuk humbët dhe ato që ju humbni janë gjëra të këqija. Ju duhet të sakrifikoni.

Ndoshta sapo të hynit në prag të derës, bashkëshorti juaj do të fillonte t’ju sulmojë me fjalë drejt e në fytyrë. Po e duruat, përpjekjet tuaja për të praktikuar qigong sot nuk shkuan kot. Disa njerëz gjithashtu e dinë se në praktikën e qigongut personi duhet të vlerësojë virtytin. Prandaj, ai zakonisht shkon shumë mirë me bashkëshorten e tij. Ai mendon: “Normalisht, nëse unë them një fjalë, ajo nuk do të thotë dy. Sot ajo po më mund mua.” Ai nuk mund ta kontrollojë veten më dhe do të fillojë të ngrindet. Me këtë, praktika e sotme shkoi dëm. Për arsye se karma ishte aty, ajo po e ndihmonte atë që ta hiqte. Por ai nuk e pranoi dhe filloi të grindet me të. Pra, karma nuk mundi të eliminohej. Ka shumë raste të tilla dhe shumë nga praktikuesit tanë i kanë përjetuar ato, por ata nuk e patën menduar pse ato ndodhin kështu. Bashkëshortit tuaj nuk do t’i interesonte sikur ju të ishit duke bërë diçka tjetër. Praktika e qigongut duhet të jetë faktikisht një gjë e mirë, por ai apo ajo gjithmonë do t’ja u vë fajin juve. Në fakt, gruaja juaj po ju ndihmon që të eliminoni karmë edhe pse ajo vetë nuk e di. Ajo nuk po grindet me ju vetëm për sy e faqe dhe thellë në zemër ajo është e mirë me ju—nuk është ashtu. Është zemërim i vërtetë që i vjen thellë nga zemra, sepse kushdo që ka mbledhur karmë ndjehet në siklet. Është e sigurtë që është kështu.

Përmirësimi i Karakterit

Për arsye se shumë njerëz më parë nuk mund të mbanin karakter të mirë, ndodhnin dhe shumë probleme. Pasi praktika e tyre arrinte në një farë niveli, ata nuk mundnin të përparonin më tej. Disa njerëz kishin nivel të lartë karakteri që para praktikës. Syri i tyre Qiellor hapej menjëherë sapo praktikonin dhe mund t’i arrinte një nivel të caktuar. Për arsye se ky person kishte cilësi shpirtërore të lindur relativisht të mirë dhe nivel karakteri të lartë, gongu i tij rritej me shpejtësi. Në kohën që gongu i tij arrinte në të njëjtin nivel me karakterin e tij, ai ishte rritur deri në atë nivel. Nëse ai donte që të rriste gongun e tij, konfliktet do të bëheshin shumë seriozë, pasi atij i kërkohej që të vazhdonte të përmirësonte karakterin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për një njeri me cilësi shpirtërore të lindur të mirë. Ai mund të mendojë që gongu i tij po rritet mirë dhe gjithashtu praktika po i shkon shumë mirë. Pse atëhere shumë probleme fillojnë të lindin papritur? Çdo gjë shkon keq. Njerëzit e keqtrajtojnë dhe përgjegjësi gjithashtu nuk e pëlqen atë. Mandje edhe gjendja në shtëpi bëhet shumë e tensionuar. Pse dalin kaq shumë probleme kaq papritur? Vetë ky person mund të mos e kuptojë shkakun. Për shkak të cilësisë shpirtërore të lindur të mirë, ai ka arritur një nivel të tillë që shkakton këtë situatë. Megjithatë si mund të jetë ky kriteri i fundit për një praktikues për të mbaruar kultivimin? Është larg nga përfundimi i praktikës kultivuese! Ju duhet të vazhdoni të përmirësoni veten tuaj. Për shkak të asaj  pak sasie cilësie shpirtërore të lindur ju arritët këtë stad. Me qëllim që të ngjitesh me tej edhe standarti duhet të rritet.

Dikush mund të thotë, “Unë do të fitoj edhe ca para që të rregulloj mirë familjen kështu që të mos shqetësohem për asgjë. Pastaj do të praktikoj kultivim”. Unë do të thoja që këto janë ëndrra në diell. Ju nuk jeni i zoti të ndërhyni në jetët e të tjerëve dhe as nuk mund të kontrolloni fatet e të tjerëve duke përfshirë ato të gruas, djemve, vajzave, prindërve apo vëllezërve tuaj. A i vendos ti këto gjëra? Për më tepër si do të praktikosh ti kultivim nëse ti nuk do të kesh shqetësime apo probleme? Si mund t’i bësh ushtrimet me rehati dhe lehtësi? Ku është dëgjuar kjo? Kështu mendon ti nga pikëpamja e një njeriu të zakonshëm.

Praktika kultivuese duhet të kalojë përmes vështirësive në mënyrë që të testojë nëse ju mund të ndaheni nga llojet e ndryshme të emocioneve dhe dëshirave njerëzore dhe të tregoni më pak interes për to. Nëse ju jeni i dhënë shumë pas këtyre gjërave, ju nuk do t’ja arrini kultivimit. Çdo gjë ka lidhje karmike. Pse qëniet njerëzore janë qënie njerëzore?  Sepse qëniet njerëzore kanë emocione. Ato jetojnë për këto emocione—dashuria ndërmjet pjesëtarëve të familjes, dashuria ndërmjet burrit e gruas, dashuria për prindërit, ndjenjat, shoqëria, të bësh për shoqërinë dhe çdo gjë tjetër e lidhur me këtë sentimentalitet. Nëse një personi i pëlqen të bëjë diçka apo jo, është i lumtur apo i dëshpëruar, dashuron apo urren diçka dhe çdo gjë në shoqërinë njerëzore vjen nga ky sentimentalizëm. Nëse ky sentimentalizëm nuk braktiset, ju do të jeni të paaftë të praktikoni kultivim. Nëqoftëse ju liroheni nga ky sentimentalizëm, askush nuk mund t’ju lëkundë. Mëndja e një njeriu të zakonshëm do të jetë e paaftë t’ju lëkundë. Ajo që e zëvendëson atë është mirësia, e cila është diçka më fisnike. Natyrisht, nuk është e lehtë  të braktisësh këtë sentimentalizëm menjëherë. Praktika kultivuese është një proçes i gjatë dhe një proçes i heqjes dorë gradualisht nga veset. Sidoqoftë, ju duhet të jeni i rreptë me veten tuaj.

Si praktikues, ju do të ndesheni me konflikte të papritura. Çfarë duhet të bëni ju? Ju gjithmonë duhet të jeni zemërmadh dhe dashamirës. Pastaj, kur ju del një problem, ju do të jeni të aftë të silleni mirë sepse ajo ju krijon hapësirë për të përballuar konfliktin. Ju duhet të jeni gjithmonë dashamirës dhe të sjellshëm me të tjerët dhe të keni parasysh të tjerët në gjithçka që bëni. Kurdo që ndesheni me ndonjë problem, ju më parë duhet të mendoni nëse të tjerët mund ta durojnë këtë apo nëse ajo dëmton njëri. Duke vepruar kështu, nuk do të dalë ndonjë problem. Prandaj, në praktikën kultivuese ju duhet të ndiqni një standart akoma më të lartë për veten tuaj.

Disa njerëz shpesh nuk i kuptojnë këto çështje. Kur dikujt i hapet Syri Qiellor dhe shikon një Buddha, ai do të shkojë në shtëpi dhe do t’i falet Buddhës, duke iu lutur në mëndjen e tij, “ Pse nuk më ndihmon? Të lutem ma zgjidh këtë problem.” Buddha natyrisht, nuk do të bëjë asgjë për këtë person sepse ai problem u krijua nga Buddha me qëllim që të përmirësojë karakterin dhe të rrisë nivelin e tij nëpërmjet vështirësive. Si mund ta zgjidhë Buddha problemin tënd? Ai nuk do ta zgjidhë atë problem për ty aspak. Si mund të rritësh ti gongun tënd dhe të përmirësh karakterin dhe nivelin tënd nëse ai zgjidh problemin për ty? Kryesorja është që ti të rrisësh gongun tënd. Për Qëniet e Shumëlartësuara, qëllimi  nuk është të jesh njeri dhe jeta e njeriut nuk u krijua për të qenë njeri. Qëllimi i saj është që ju të ktheheni në origjinë. Qëniet njerëzore vuajnë kaq shumë. Qëniet e Shumëlartësuara mendojnë se sa më shumë një njeri vuan aq më mirë, sepse ai duhet të shpejtojë shlyerjen e borxheve të tij. Kështu mendojnë ata. Disa njerëz nuk e kuptojnë këtë dhe fillojnë t’i ankohen Buddhës kur lutjet e tyre nuk realizohen, “Pse nuk më ndihmon? Unë djeg erë të mirë për ty dhe të përkulem me nderim çdo ditë.” Për shkak të kësaj ai mund ta hedhë statujën e Buddhës në tokë dhe të fillojë ta shajë Buddhën që këtej e tutje. Si rezultat i këtyre sharjeve, karakteri i tij do të bjerë dhe gongu tij zhduket. Personi e kupton që i iku gjithshka dhe ai zemërohet me Buddhën akoma më shumë, duke besuar se Buddha po e shkatërron. Ky individ e mat karakterin e Buddhës me kriterin e një njeriu të zakonshëm. Si mund të bëhet një krahasim i tillë? Si mundet që gjërat të funksionojnë kur një njeri i shikon gjërat e një niveli të lartë nga standarti i njerëzve të zakonshëm? Prandaj, shumë nga këto raste ndodhin shpesh kur njerëzit e konsiderojnë vuajtjen e tyre në jetë si të padrejtë. Ka shumë njerëz që bien poshtë në këtë mënyrë.

Disa vjet më parë, shumë mjeshtër të mëdhenj qigongu, duke përfshirë dhe ata më të mirënjohurit, kanë rënë në nivele duke u bërë askushi. Natyrisht, mjeshtrit e vërtetë qigong kanë ikur tashmë pasi kryen misionin e tyre në histori. Vetëm disa kanë mbetur mbrapa dhe kanë humbur midis njerëzve të zakonshëm, duke qenë akoma aktivë me një nivel të ulët karakteri. Këta persona e kanë humbur tashmë gongun e tyre. Pak mjeshtër qigongu që ishin të mirënjohur në të kaluarën janë akoma aktivë në shoqëri. Kur mjeshtërit e tyre panë që ata kishin humbur midis njerëzve të zakonshëm dhe nuk mund ta çlironin veten nga të shkuarit pas famës dhe përfitimeve personale, pasi ata ishin bënë të pashpresë, mjeshtrit e tyre ua hoqën Shpirtin Ndihmës. I gjithë gongu ishte zhvilluar mbi trupin e Shpirtit Ndihmës. Ka shumë shembuj të tillë.

Në shkollën tonë të praktikës, këto raste janë tepër të pakta. Edhe sikur të jenë disa, ato nuk janë kaq të dukshme. Ka plot shembuj të jashtëzakonshëm përsa i përket përmirësimit të karakterit. Një praktikues punonte në një fabrikë tekstili në një qytet të provincës Shandong. Pasi studjoi Falun Dafën, ai ia mësoi dhe punëtorëve e tjerë. Si rezultat, fabrika është shndrruar. Ai e kishte zakon të merrte në shtëpi  copa peshqiri nga fabrika e tekstileve dhe kështu bënin edhe punëtorët e tjerë. Pas praktikimit të Dafës, në vend që të merrte gjëra në shtëpi, ai ktheu në fabrikë ato që kishte marrë me parë. Kur të tjerët panë veprimin e tij, asnjeri nuk merr më gjëra në shtëpi. Edhe disa nga punëtorët kthyen në fabrikë ato që kishin marrë më parë. Kjo situatë ndodhi në tërë fabrikën.

Një drejtues vullnetar i qëndrës së mësimit të Dafës për qytetin shkoi në një fabrikë për të parë se si po ja kalonin praktikuesit me praktikën. Përgjegjësi i fabrikës doli jashtë për ta takuar atë personalisht: “Që kur filluan të studjojnë Falun Dafën, këta punëtorë vijnë në punë herët dhe shkojnë në shtëpi vonë. Ata punojnë me shumë zell dhe kryejnë çdo detyrë që i ngarkon përgjegjësi. Ata gjithashtu nuk konkurojnë më për përfitime personale. Duke vepruar kështu, ata kanë bërë që e gjithë fabrika të marrë një pamje tjetër dhe gjithashtu të ardhurat ekonomike të fabrikës janë përmirësuar. Praktika e juaj është kaq e fuqishme. Kur do të vijë mjeshtri juaj? Do të më pëlqente të merrja pjesë në leksionet e tij.” Qëllimi kryesor i kultivimit të Falun Dafës është që t’i çojë njerëzit drejt niveleve të larta. Megjithëse nuk ka për qëllim ta bëjë një gjë të tillë, ajo mund të luajë një rol të madh konstruktiv duke përhapur zhvillimin shpirtëror në shoqëri. Nëqoftëse çdo njeri kërkon brenda vetes dhe mendon se si të sillet mirë, unë do të thoja që shoqëria do të stabilizohej dhe standarti moral njerëzor do të përmirësohej përsëri.

Kur unë mësoja Ligjin dhe praktikën në qytetin Taiyan, ishte atje një praktikuese mbi të pesëdhjetat. Ajo dhe i shoqi kishin ardhur të dëgjonin leksionet e mia. Kur ata po kalonin rrugën, një makinë i kaloi pranë me shumë shpejtësi dhe pasqyra anësore kapi rrobat e gruas së moshuar. Me rrobat e ngecura në makinë, makina e zvarriti atë për një distancë mbi dhjetë metra dhe e përplasi për tokë. Makina ndaloi pasi bëri rreth njëzet metra. Shoferi ishte shumë i zemëruar kur doli nga makina: “Hey, ku i kishe sytë kur kaloje?” Në ditët e sotme, njerëzit sillen në këtë mënyrë dhe pikësëpari mundohen të shmangin përgjegjësitë kur ndeshen me ndonjë problem, pavarësisht nëse është faji i tyre apo jo. Pasagjerët në makinë thanë: “ Shko merr vesh nëse është vrarë zonja. Le ta çojmë në spital.” Shoferi erdhi ne vehte dhe nxitoi t’i thotë: “ Si ndjehesh zonjë? A jeni vrarë? Hajde të shkojmë në spital të kontrollohesh.” Kjo praktikuese u ngrit me ngadalë dhe tha: “ S’kam asgjë. Ju mund të shkoni.” Ajo pastroi pluhurin nga rrobat dhe u largua me të shoqin.

Ajo erdhi në klasë dhe më tregoi këtë ngjarje dhe mua mu bë qejfi. Karakteri i praktikuesve tanë është përmirësuar me të vërtetë. Ajo më tha: “Mësues, unë studjova Falun Dafën sot. Po të mos kisha studjuar Falun Dafën, unë nuk do ta kisha trajtuar aksidentin sot në këtë mënyrë.” Pa mendojeni pak, të gjithë: Për një pensionist, çmimet e tregut janë kaq të larta këto ditë dhe nuk ka ndihmë sociale. Një njeri mbi të pesëdhjetat u tërhoq zvarrë aq shumë nga një makinë dhe më pas u përplas në tokë. Ku mund të ishte vrarë trupi i saj? Kudo. Ajo mund të kishte qëndruar në tokë pa lëvizur. Të shkojë në spital? Patjetër. Ajo mund të kishte qëndruar në spital dhe të mos dilte që andej. Një njeri i zakonshëm mund të sillet në këtë mënyrë, por ajo ishte praktikuese dhe nuk e bëri  një gjë të tillë. Ne kemi thënë që e mira apo e keqja vijnë nga një mendim spontan i personit dhe mendimi në atë çast mund të sjellë pasoja të ndryshme. Në atë moshë, sikur ajo të ishte një njeri i zakonshëm, është e pamundur që ajo të mos vritej. Megjithatë lëkura e saj as qe gërvishtur. E mira dhe e keqja vijnë nga ai mendim i çastit. Nëse ajo do të ishte shtrirë përtokë dhe ankohesh, “ Uh, ndjehem shumë keq. Më dhëmb këtu e më dhëmb atje.” Atëhere kockat e saj me të vërtetë mund të ishin thyer dhe ajo mund të ishte paralizuar. Pamvarësisht nga sa para e paguajtën, si mund të ishte ajo rehat duke qëndruar në spital për gjithë jetën? Atyre që ishin të pranishëm iu duk e çuditshme që gruaja e moshuar nuk e shrytëzoi atë dhe t’i kërkonte para. Në ditët e sotme vlerat morale njerëzore janë shtrembëruar. Shoferi me të vërtetë i jepte makinës me shumë shpejtësi, por si mund të godiste ai dikë me qëllim? A nuk e bëri ai atë nga pakujdesia? Por njerëzit janë kështu sot dhe në rast se ai nuk shfrytëzohej, edhe kalimtarëve do t’ju dukej e padrejtë. Unë e kam thënë që sot njerëzit nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja. Nësë një njeri i thotë një tjetri që ai po bën diçka të keqe, ai nuk do ta bësojë atë. Ngaqë vlerat morale të njeriut kanë ndryshuar, disa njerëz nuk kërkojnë asgjë përveç interesit vetjak dhe do të bënin gjithçka për para. “Nëse një njeri nuk jepet pas interesit vetjak, qielli dhe toka do ta vrasin atë”—kjo është bërë tashmë moto!

Një praktikues në Beijing nxorri djalin e tij për shëtitje në Qianmen një mbasdite dhe pa një automjet tregtar që shiste bileta llotarie. Djali u bë kurioz dhe i kërkoi që të luante llotarinë. Ai i dha djalit një yuan që të luajë dhe djali fitoi çmimin e dytë, një biçikletë luksoze për fëmijë. Djali u gëzua shumë. Në atë çast një mendim i lindi në mëndje të jatit: “Unë jam praktikues. Si mund ta pranoj një gjë të tillë? Sa virtyt duhet të jap për një gjë për të cilën nuk kam paguar?”Ai i tha djalit të tij: “Leje, të mos e marrim. Ne mund të blejmë një vetë nëqoftëse e don.” Djali u mërzit: “Unë të kam lutur të më blesh një dhe ti nuk ma ke blerë. Tani që unë e fitova vetë, ti nuk më lejon ta mbaj.” Djali qante dhe ulërinte me të madhe. Ai nuk mund të bënte asgjë, veçse ta merrte biçikletën në shtëpi. Në shtëpi, sa më shumë ai e mendonte atë, aq më në siklet ai ndjehej. Ai mendoi që t’ja dërgonte paratë atyre personave. Pastaj ai mendoi: “Tashmë llotaria ka mbaruar dhe a nuk do t’i ndanin paratë ata mes tyre nëse unë ja dërgoj? Unë duhet t’ja dhuroj paratë vendit të punës.”

Fatmirësisht, kishte disa praktikues të Falun Dafës në vendin e punës dhe përgjegjësi i tij mund ta kuptonte. Nëse kjo do të ndodhte në një mjedis apo vend pune tipike, ku ti thua se je praktikues që nuk don një biçikletë e fituar në llotari dhe që don t’ia dhurosh paratë vendit të punës, edhe përgjegjësi do të mendonte se ke ndonjë problem mendor. Të tjerët gjithashtu mund të komentonin: “A ka rrëshqit ky person duke praktikuar apo po e kap ndonjë marrosje nga kultivimi?” Unë e kam thenë që vlerat morale janë shtrembëruar. Në vitet 1950 dhe 1960, kjo nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe por shumë e zakontë—asnjënjeri nuk do të çuditej.  Ne kemi thënë që pavarësisht nga sa ndryshojnë vlerat morale të njeriut, kjo karakteristikë e universit, Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë) mbetet përgjithmonë e pandryshueshme. Nëse dikush thotë që ju jeni i mirë, ju në të vërtetë mund të mos jeni i mirë.

Nëse dikush thotë që jeni i keq, ju mund të mos jeni me të vërtetë i keq. Kjo për arsye se kriteri që vlerëson të mirën dhe të keqen është shtrembëruar. Vetëm një njeri që vepron konform kësaj karakteristike të universit është njeri i mirë. Ky është i vetmi kriter që dallon një njeri të mirë apo të keq dhe që njihet nga universi. Megjithë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në shoqërinë njerëzore, vlerat morale të njeriut kanë rënë tmerrësisht poshtë. Morali njeriut është duke u keqësuar nga dita në ditë dhe përfitimet janë bërë motivimi i vetëm. Megjithatë ndryshimet në univers nuk ndodhin në përputhje me ndyshimet e njerëzimit. Si praktikues, dikush nuk duhet të sillet sipas standartit të njerëzve të zakonshëm. Është e papranueshme që ju të bëni gjëra thjesht sepse konsiderohen të drejta nga njerëzit e zakonshëm. Kur njerëzit e zakonshëm thonë që është e drejtë, mund të mos jetë ashtu. Kur ata thonë që është gabim, mund të mos jetë as ashtu. Në kohën e sotme, kur vlerat morale janë shtrembëruar, nëse ju i thoni dikujt se ai po bën një gjë të keqe, ai nuk do ta besojë një gjë të tillë! Si praktikues, një njeri duhet ti vlerësojë gjërat me karakteristikën  e universit. Vetëm atëhere mundet ai të dallojë çfarë është me të vërtetë e mirë dhe çfarë është me të vërtetë e keqe.

Guanding

Në komunitetin e kultivuesve ekziston ky fenomen i quajtur guanding. Guanding është një rit fetar i praktikes kultivuese të Tantrizmit në Shkollën e Buddhës. Qëllimi i tij është që nëpërmjet proçedurës së guandingut një njeri të mos ndjekë më shkolla të tjera kultivuese dhe të pranohet në shkollën në fjalë si një dishepull i vërtetë. Atëhere, çfarë ka për tu çuditur me këtë? Ky formalitet fetar po aplikohet gjithashtu dhe nga praktikat e qigongut. Nuk po praktikohet vetëm nga Tantrizmi, por edhe nga lloji Taoist i qigongut. Unë e kam thënë që të gjithë ata që mësojnë në shoqëri praktikën e Tantrizmit nën flamurin e Tantrizmit janë të rremë. Pse është kështu? Kjo për arsye se Tantrizmi Tang është zhdukur nga vendi ynë për më se njëmijë vjet dhe nuk ekziston më. Për shkak të pengesës së gjuhës, Tantrizmi Tibetan nuk arriti kurrë të bëhet i njohur në rajonet e Hanit . Veçanërisht, për shkak se është fe vetëm për pak persona të zgjedhur, ajo duhet të praktikohet në  fshehtësi në manastire. Ajo gjithashtu duhet të mësohet në mënyrë sekrete nga mjeshtri dhe mjeshtri e merr personin për të praktikuar në vend të fshehtë. Nëqoftëse nuk mund të bëhet kështu, ajo nuk mund të mësohet në asnjë mënyrë.

Shumë njerëz që shkojnë në Tibet për të mësuar qigong kanë këtë qëllim: Ata duan të gjejnë një mjeshtër dhe të mësojnë Tantrizmin Tibetan me qëllim që të bëhen mjeshtër qigongu në të ardhmen dhe të bëhen të pasur dhe të famshëm. Pa mendoni pak, të gjithë: Një lama Buddhist i vërtetë i cili ka marrë mësime të vërteta ka aftësi supernormale shumë të fuqishme dhe mund të lexojë mëndjen e një personi të tillë. Pse ka ardhur ky person këtu? Ai do ta dijë menjëherë duke lexuar mëndjen e këtij personi: “Ti vjen këtu sepse don të studjosh praktikën që të bëhesh mjeshtër qigongu për famë dhe para duke sabotuar kështu këtë shkollë të kultivimit të Buddhës.” Një praktikë kaq serioze e kultivimit të Buddhës, si mund që të shkatërrohet ajo sipas dëshirës nga qëllimi yt për t’u bërë mjeshtër qigongu për famë dhe para? Cili është motivi yt? Prandaj, ai nuk do t’i mësojë këtij personi asgjë dhe as do të marrë ky individ mësime të vërteta. Natyrisht me kaq shumë manastire rreth e rrotull, një njeri mund të mësojë disa gjëra sipërfaqësore. Nëse mëndja e tij nuk është e mirë, ai do të zotërohet nga shpirtëra apo kafshë ndërsa përpiqet që të bëhet mjeshtër qigongu dhe bën gjëra të këqija. Edhe kafshët zotëruese kanë energji, por ajo nuk vjen nga Tantrizmi Tibetan. Ata që shkojnë në Tibet për të kërkuar Dharmën me sinqeritet do të vendosen atje sapo të arrijnë—ata janë praktikues të vërtetë.

Është për t’u habitur që tani shumë praktika Taoiste gjithashtu kryejnë guanding. Shkolla Tao përdor kanalet e energjisë. Pse duhet ajo të praktikojë të ashtuquajturin guanding? Unë kam qënë në jug për të dhënë mësim. Me sa di unë, ekzistojnë mbi dhjetë praktika jo tradicionale që kryejnë guanding, veçanërisht në rajonin Guandong. Çfarë përpiqen të bëjnë ata? Nëqoftëse mjeshtri të bën guanding, ti bëhesh dishepulli i tij dhe nuk mund të mësosh ndonjë praktikë tjetër. Nëse ti e bën këtë, ai do të të dënojë sepse këtë bën ai. A nuk do të thotë kjo të ndjekësh një praktikë të keqe? Ajo që ai mëson është diçka vetëm për shërim dhe mbajtje trupit në formë. Njerëzit e mësojnë atë thjesht sepse ata duan të kenë një trup të shëndetshëm. Pse i bën ai këto gjëra? Dikush pohon që nëqoftëse njerëzit praktikojnë qigongun e tij, ata nuk mund të ndjekin praktikë tjetër qigongu. A mundet ai t’i shpëtojë njerëzit dhe ti japë atyre mundësinë për të përfunduar kultivimin? Kjo do të thotë t’i mashtrosh dishepujt. Shumë njerëz i bëjnë këto gjëra.

Shkolla Tao nuk ka mësuar kurrë guanding, por tani edhe ajo ka të ashtuquajturin guanding. Unë kam konstatuar që mjeshtri qigong që bën më shumë zhurmë rreth praktikimit të guandingut ka një kolonë gongu të lartë vetëm sa një ndërtesë dy apo tre katëshe. Unë mendoj që për një mjeshtër qigongu të mirënjohur, gongu i tij ka rënë për të ardhur keq. Me qindra njerëz presin në rradhë për të bërë guanding. Gongu i tij është i kushtëzuar në atë lartësi dhe së shpejti nuk do të ketë më asgjë. Atëherë, çfarë do të përdorë ai për të bërë guanding? A nuk po i mashtron ai njerëzit? I parë nga një dimension tjetër, guandingu i vërtetë i bën kockat e personit të duken si jade i bardhë nga koka tek këmbët. Është gongu apo materia me energji të lartë që arrin pastrimin e trupit të individit nga koka tek këmbët. A mundet ky mjeshtër qigongu ta bëjë këtë? Ai nuk mund ta bëj. Çfarë bën ai ? Natyrisht, ai nuk do të përpiqet të krijojë një fe. Qëllimi i tij është që me të filluar praktikën e tij, ju i përkisni atij. Ju duhet të ndiqni klasat e tij që të mësoni gjërat e tij. Qëllimi i tij është t’ju marrë para. Ai nuk do të bëjë para nëse asnjeri nuk studjon praktikën e tij.

Ashtu si dishepujt në praktikat e tjera kultivuese të Shkollës Buddhës, dishepujt e Falun Dafës do të marrin guanding shumë herë nga mjeshtri në dimensione të tjera; por juve nuk do t’ju tregohet për të. Ata me aftësi supernormale apo ata që janë të ndjeshëm mund ta ndjejnë gjatë gjumit apo në një kohë tjetër ndërsa një rrymë e ngrohtë zbret papritur nga maja e kokës në të gjithë trupin. Qëllimi i guandingut nuk është që të rrisë lartësinë e gongut tuaj, pasi ai duhet të zhvillohet nëpërmjet praktikës suaj kultivuese. Guanding është një metodë përforcimi për të pastruar më tej trupin tuaj. Një person do të kalojë nëpër guanding shumë herë—trupi i juaj duhet të pastrohet në çdo nivel. Meqenëse kultivimi varet nga përpjekjet e secilit ndërsa transformimi i gongut bëhet nga mjeshtri, ne nuk praktikojmë ritin e guandingut.

Ka disa njerëz që gjithashtu praktikojnë të ashtuquajturin “adhurim të mjeshtrit”. Me që ra fjala, do të doja të thoja diçka. Shumë njerëz duan të më falen mua si mjeshtër. Kjo periudha jonë është e ndryshme nga periudha historike e shoqërisë feudale Kineze. A mund ta quajmë gjynjëzimin dhe të përkulurin me nderim si shenjë e pranimit të mjeshtrit? Ne nuk e praktikojmë këtë rit. Shumë njerëz mendojnë: “Nëqoftëse unë përkulem me nderim, djeg erë të mire dhe i falem Buddhës me zemër të pastër, gongu im do të rritet.” Kjo mua më duket mjaft qesharake. Praktika kultivuese e vërtetë varet tërësisht nga vetë individi, kështu që është e kotë që të lutesh për diçka. Juve nuk ju duhet t’i faleni Buddhës apo të digjni erë të mirë. Për aq kohë sa ju praktikoni kultivim me të vërtetë në përputhje me standartin e një praktikuesi, Buddha do të jetë shumë i kënaqur t’ju shohë. Nëse ju gjithmonë kryeni vepra të këqija në vende të tjera, ju do t’i pështiroseni atij edhe sikur të digjni erë të mirë apo t’i përkuleni me nderim. A nuk është kjo e vërtetë? Praktika kultivuese e vërtetë varet nga vetë personi. Çfarë kuptimi ka të përkulurit dhe adhurimi juaj ndaj mjeshtrit kur ju bëni atë që doni sapo dilni nga pragu i derës? Ne nuk na intereson fare ky lloj formaliteti. Ju mandje mund të dëmtoni edhe emrin tim!

Ne i kemi dhënë secilit prej jush kaq shumë gjëra. Të gjithë ju, për aq kohë sa ju më të vërtetë praktikoni kultivim dhe silleni në mënyrë rigoroze në përputhje me Dafën, unë do t’ju trajtoj si dishepujt e mi. Për aq kohë sa ju praktikoni Falun Dafën, ne do t’ju trajtojmë si dishepuj. Nëse ju nuk doni të praktikoni, ne nuk mund të bëjmë asgjë për ju. Nëqoftëse ju nuk praktikoni, ç’kuptim ka të mbani atë emër? Nuk ka rëndësi nëse ju jeni nga klasat e sezonit të parë apo të sezonit të dytë. Si mund të jeni praktikuesit tanë vetëm duke bërë ushtrimet? Që të arrini të keni një trup të shëndetshëm dhe me të vërtetë të përparoni drejt niveleve të larta, ju duhet të praktikoni kultivim duke ndjekur me të vërtetë kërkesat tona të karakterit. Prandaj, ne nuk na interesojnë ato formalitete. Për aq kohë sa ju praktikoni kultivim, ju jeni praktikues në shkollën tonë të praktikës. Fashen e mia dijnë gjithçka—ato dijnë çdo gjë  në mëndjen tuaj dhe ato mund të bëjnë gjithçka. Ato nuk do të kujdesen për ju nëse ju nuk praktikoni kultivim. Nëqoftëse ju praktikoni kultivim, ato do t’ju ndihmojnë deri në fund.

Në disa praktika qigongu, praktikuesit që nuk e kanë parë kurrë mjeshtrin thonë se nëse ata paguajnë disa qindra yuan dhe përkulen me nderim në një drejtim të caktuar, kjo është e mjaftueshme. A nuk do të thotë kjo të mashtrosh vehten dhe të tjerët? Përveç kësaj, këta njerëz janë shumë të devotshëm dhe fillojnë të mbrojnë praktikat dhe mjeshtrit e tyre. Ata gjithashtu u thonë të tjerëve të mos studjojnë praktika të tjera. Mua më duket kjo mjaft qesharake. Gjithashtu, disa bëjnë diçka që quhet mo ding . Askush nuk e di se çfarë efekti ka pas prekjes së tij.

Jo vetëm ata që mësojnë praktikat e tyre nën parrullën e Tantrizmit janë të rremë; të gjithë ata që mësojnë qigong në emër të Buddhizmit janë njësoj. Pa mendoni pak të gjithë: Për disa mijëra vjet, metodat kultivuese në Buddhizëm kanë qënë në këtë formë. Si mundet ajo të jetë akoma Buddhizëm nëse dikush e ndryshon atë? Metodat kultivuese janë për kultivim serioz të Buddhës dhe ato janë jashtëzakonisht komplekse. Një ndryshim i vogël do të shkaktojë rrëmujë. Për arsye se transformimi i gongut është shumë kompleks, ajo që ndjen personi nuk vlen për asgjë. Një njeri nuk mund të praktikojë kultivim duke u bazuar në atë që ndjen. Forma fetare për murgjit është metodë kultivimi; me t’u ndryshuar, nuk i përket më asaj shkolle. Ka një Qënie të Shumëlartësuar në ngarkim të çdo shkolle dhe çdo shkollë ka nxjerrë shumë Qënie të Shumëlartësuara. Asnjënjeri nuk guxon të ndryshojë metodën kultivuesë të asaj shkolle. Çfarë virtyti të plotfuqishëm ka një mjeshtër i vogël qigongu që të guxojë të ofendojë mjeshtrin dhe të ndryshojë një praktikë të kultivimit të Buddhës? Dhe nëse ajo ndryshohet a do të ishte më e njëjta shkollë praktike? Qigongu i rremë mund të dallohet.

Vendosja e Kalimit të Fshehtë

“Vendosja e Kalimit të Fshehtë” (xuanguan shewei) quhet gjithashtu “Një Hapje e Fshehtë” (xuanguan yiqiao). Këto terma mund të gjënden në librat Libri i ElikziritKanuni Taoist dhe Udhëzues për të Gjetur Naturën dhe Jetëgjatësinë . Pra, për çfarë bëhet fjalë? Shumë mjeshtër qigongu s’mund ta shpjegojnë këtë qartë. Kjo ndodh për arsye se në nivelin e një mjeshtri të zakonshëm qigongu, ai jo vëtem që nuk mund ta shohë atë, por atij as nuk i lejohet ta shohë. Nëse një praktikues don ta shohë atë, ky person duhet të arrijë nivelin e lartë të Shikimit të Mençurisë apo më lart. Një mjeshtër qigongu i zakonshëm nuk mund të arrijë këtë nivel; prandaj ai nuk mund ta shohë. Gjatë gjithë historisë, komuniteti i kultivuesve ka diskutuar se çfarë është Kalimi i Fshehtë, ku është Hapja dhe si të vendosësh Kalimin e Fshehtë në pozicion. Në librat e Libri i ElikziritKanuni Taoist dhe Udhëzues për të Gjetur Naturën dhe Jetëgjatësinë, ju mund të gjeni  diskutime të të gjitha teorive pa ju treguar thelbin. Nga një diskutim në tjetrin, ata ju ngatërrojnë juve. Ata nuk i shpjegojnë gjërat qartë sepse thelbi nuk mund të dihet nga njerëzit e zakonshëm.

Po ashtu, po ju them disa fjalë, vetëm sepse jeni dishepuj të Falun Dafës: “Kurrë mos i lexoni ato libra të korruptuar qigongu.” Unë nuk i referohem teksteve klasike të mëparshëm, por atyre librave të rremë qigongu të shkruara nga njerëzit e sotëm. Ju nuk duhet as edhe ti  hapni ato. Nëse një ide ju shkrep në mëndje “epo kjo fjali duket e arsyeshme”, me këtë ide, shpirtërat apo kafshët zotëruese në libër do të të ngjiten në trup. Shumë libra janë shkruar nën kontrollin e kafshëve apo shpirtërave të këqinj që manipulojnë dëshirat njerëzore për famë dhe pasuri. Ka plot, ka me të vërtetë shumë libra të rremë qigongu. Shumë njerëz po tregohen të papërgjegjshëm dhe po shkruajnë libra me kafshë apo shpirtëra zotërues dhe gjëra të tjera të këqija të përziera në to. Normalisht, është mirë të mos lexoni as edhe librat klasike të përmendura më lart apo shkrime të tjera klasike të ngjashme, sepse kjo ka të bëjë me çështjen e të ndjekurit të një praktike.

Një zyrtar nga Shoqata e Kërkimeve të Qigongut të Kinës më tregoi një histori që më bëri me të vërtetë për të qeshur. Ai më tha se ishte një person në Beijing që shkonte shpesh në seminare qigongu. Pasi dëgjoi shumë ligjërata, ai kujtoi se qigongu nuk ishte asgjë më shumë nga ç’thuhej atje. Meqënëse të gjithë ishin në të njëjtin nivel, ata të gjithë flisnin për të njëjtat gjëra. Ashtu si dhe mjeshtrit e tjerë të rremë qigong, ai mendoi se kjo ishte e gjithë përmbajtja e qigongut! Më vonë edhe ai donte të shkruante një libër mbi qigongun. Pa mendoni pak të gjithë: Një person që nuk është praktikues do të shkruante një libër qigongu. Në ditët e sotme, librat e qingongut kopjohen nga njëri tjetri. Ndërsa shkrimi i tij përparonte, ai ngeci në çështjen e Kalimit të Fshehtë. Kush e kuptonte se çfarë është Kalimi i Fshehtë? Edhe midis mjeshtërve të vërtetë qigong, pak vetë e kuptojnë atë. Ai shkoi dhe pyeti një mjeshtër të rremë qigongu. Ai nuk e dinte që personi ishte i rremë, pasi ai vetë gjithësesi nuk kuptonte nga qigongu. Por nëse ky mjeshtër i rremë qigongu nuk mund t’i përgjigjej pyetjes, a nuk do ta kuptonin të tjerët që ai ishte i rremë? Prandaj ai guxoi ta sajonte dhe tha se Një Hapje e Kalimit të Fshehtë gjendet në majën e organit privat mashkullor. Tingëllon mjaft qesharake. Mos qeshni, pasi ky libër tashmë është botuar. Kjo tregon se librat e sotëm të qigongut janë bërë kaq qesharakë. Çfarë vlere ka që t’i lexoni këto libra? Nuk kanë asnjë vlerë dhe vetëm janë të dëmshëm.

Çfarë është “Vendosja e Kalimit të Fshehtë”? Në praktikën e Ligjit-Në-Botën-Trefishe të një individi, kur kultivimi i personit ka arritur përtej niveleve mesatare apo ndryshe në nivelin e lartë të Ligjit-Në-Botën-Trefishe, Foshnja e Pavdekshme fillon të zhvillohet. Foshnja e Pavdekshme është e ndryshme nga ata që ne quajmë Foshnjet e Kultivuara (yinghai). Foshnjet e Kultivuara janë të vegjël, plot gjallëri dhe sillen përqark me gëzim. Foshnja e Pavdekshe nuk lëviz. Nëse Shpirti Primordial i personit nuk e merr nën kontrollon, Foshnja e Pavdekshme do të rrijë ulur pa lëvizur mbi një lule lotusi me dy këmbët e kryqëzuara mbi njëra tjetrën dhe me dy duart e bashkuara. Foshnja e Pavdekshme rritet prej dantian dhe mund të shikohet në nivelin mikroskopik edhe kur është më e vogël se maja e gjilpërës.

Po ashtu një tjetër çështje duhet sqaruar. Ekziston vetëm një fushë dantian e vërtetë dhe kjo gjendet në pjesën e poshtme të barkut. Ajo ndodhet mbi pikën huiyin dhe poshtë barkut brenda në trup. Shumë forma gongu, shumë aftësi supernormale, shumë aftësi, Fashen, Foshnja e Pavdekshme, Foshnjet e Kultivuara dhe shumë qënie të tjera lindin nga kjo fushë.

Në të kaluarën, ka patur disa praktikues që flisnin për dantian të sipërm, të mesëm dhe të poshtëm. Unë do të thoja që ata e kishin gabim. Disa njerëz gjithashtu pohojnë që mjeshtrit e tyre i kanë mësuar ata kështu për breza me radhë dhe se librat thonë të njëjtën gjë. Më lejoni t’ju them të gjithëve se ka patur gjepura edhe në kohët e lashta. Edhe pse disa gjëra janë trashëguar për vite me radhë, kjo nuk do të thotë se ato janë të sakta. Disa mënyra të vogla kultivimi në botë janë transmetuar gjithmonë midis njerëzve, por ato nuk janë për kultivim dhe nuk janë për asgjë. Kur ata e quajnë atë dantian i sipërm, dantian i mesëm dhe dantian i poshtëm, ata duan të thonë se ekziston dantian kudo ku mund të rritet dan. A nuk është kjo qesharake? Kur mëndja e një njeriu përqëndrohet diku në një pjesë trupi për një kohë të gjatë, një grumbull energjie do të zhvillohet dhe do të formojë dan. Nëse nuk e besoni, mbajeni mëndjen të përqëndruar në krah dhe mbajeni aty për një kohë të gjatë dhe aty do të formohet dan. Prandaj, disa njerëz e kanë konstatuar një situatë të tillë dhe deklarojnë që dantian gjendet kudo. Kjo tingëllon akoma me qesharake. Ata mendojnë se dantian është kudo ku formohet dan. Në fakt, ky është dan por jo fushë dan-i. Ju mund të thoni se dan-i është kudo, ose që ekziston dan i sipërm, dan i mesëm dhe dan i poshtëm. Sidoqoftë, ekziston vetëm një fushë dan-i që mund të zhvillojë Ligje të panumërta dhe ajo është në pjesën e poshtme të barkut. Prandaj, thëniet për dantian të sipërm, dantian të mesëm dhe dantian të poshtëm janë të gabuara. Kudo që mëndja përqëndrohet për një kohë të gjatë, atje do të formohet dan.

Foshnja e Pavdekshme rritet ngadalë nga dantian në pjesën e poshtme të barkut duke u bërë gjithnjë e më e madhe. Kur bëhet e madhe sa një top ping-pongu, forma e trupit të saj do të jetë shumë e dukshme me hundën dhe sytë të formuara. Në të njëjtën kohë kur Foshnja e Pavdekshme është e madhe sa një top ping-pongu, një flluckë e vogël rrumbullake do të lindë pranë saj. Pas lindjes, fllucka do të rritet bashkë me Foshnjen e Pavdekshme. Kur Foshnja e Pavdekshme bëhet dhjetë centimentra e gjatë, një petale lule lotusi do të shfaqet. Kur Foshnja e Pavdekshme bëhet trembëdhjetë apo pesëmbëdhjetë centimetra e gjatë, petalet e lotusit do të jenë formuar dhe do të shfaqet një shtresë petalesh lotusi. Një Foshnjë e Pavdekshme e artë dhe e shndritshme do të qëndrojë ulur mbi një pjatë lotusi të artë—duket shumë e bukur. Ky është trupi i Vajrës që nuk prishet kurrë, i cili quhet “Trup Buddhe” në Shkollën e Buddhës, apo “Foshnja e Pavdekshme “ në Shkollën Tao.

Praktika e shkollës sonë kultivon dhe kërkon të dyja format e trupit; benti duhet gjithashtu të transformohet. Dihet nga të gjithë që një trup Buddhe nuk lejohet të shfaqet midis njerëzve të zakonshëm. Me shumë përpjekje, ai mund të tregojë formën dhe shkëlqimi i tij mund të shihet me sytë e një  njeriu të zakonshëm. Sidoqoftë pas transformimit, trupi fizik duket njësoj me atë të një njeriu të zakonshëm. Një njeri i zakonshëm nuk mund të shikojë ndryshimin, megjithëse ky trup mund të udhëtojë nëpër dimensione. Kur Foshnja e Pavdekshe bëhet dhjetë deri dymbëdhjetë centimetra e gjatë, fllucka e ajrit do të rritet gjithashtu në po atë lartësi dhe është e tejdukshme si një tullumbac me ajër. Foshnja e Pavdekshme qëndron aty pa lëvizur e ulur në pozicion meditimi. Në këtë kohë fllucka e ajrit do të shkëputet nga dantian. Meqenëse është rritur dhe ka arritur pjekurinë, ajo do të ngjitet lart. Proçesi i lëvizjes lart është shumë i ngadalshëm, por lëvizja e saj mund të vëzhgohet çdo ditë. Ajo gradualisht lëviz lart e më lart. Me vëmendje të kujdesshme, ne jemi të aftë ta ndjejmë ekzistencën e saj.

Kur fllucka e ajrit arrin në pikën tanzhong, ajo do të qëndrojë atje për ca kohë. Meqenëse atje gjëndet shumë esencë e trupit të njeriut (zemra është atje gjithashtu), një sistem gjërash do të formohen në flluckën e ajrit. Fllucka e ajrit do të pajiset me këtë esencë. Pas ca kohe, ajo do të lëvizë përsëri lart. Kur të kalojë nëpër fyt, personi do ndjejë sikur po mbytet, sikur venat e gjakut i janë bllokuar dhe personi do të ndjejë një fryerje të sikletshme. Kjo do të zgjasë vetëm disa ditë. Pastaj fllucka e ajrit do të lëvizë lart në majën e kokës dhe ne e quajmë këtë “mbrritje në niwan”. Thuhet se ka arritur në niwan ndërsa në fakt ajo është e madhe sa dhe gjithë koka juaj. Ju do e ndjeni kokën të fryrë. Për arsye se niwan është një vend shumë i rëndësishëm për njeriun, esenca e saj duhet gjithashtu të formohet në flluckën e ajrit. Pastaj fllucka e ajrit do të përpiqet të dalë jashtë nga tuneli i Syrit Qiellor dhe kjo do të jetë tepër e sikletshme. Syri Qiellor do të ketë një shtrëngim deri në dhimbje dhe personi do t’i ndjejë tëmthat të fryra ndërsa sytë sikur po shpojnë për nga Brenda. Kjo ndjenjë do të zgjasë derisa fllucka e ajrit të dalë nga tuneli i Syrit Qiellor dhe të varet përpara ballit. Kjo quhet Vendosja e Kalimit të Fshehtë—ajo qëndron atje varur.

Në këtë kohë, ata që kanë Syrin Qiellor të hapur nuk mund të shohin gjë. Kjo për arsye se në praktikën kultivuese në Shkollën e Buddhës apo në Shkollën Tao, dera e saj mbyllet që të përshpejtojë formimin e gjërave brenda Kalimit të Fshehtë. Janë dy dyer në fillim dhe dy në fund dhe ato janë të gjitha të mbyllura. Si dyert e sheshit Tiananmen në Beijing, gjënden dy dyer të mëdha në të dyja anët. Me qëllim që Kalimi i Fshehtë të formohet dhe pasurohet shpejt, dyert nuk mbahen të hapura me përjashtim në rrethana shumë të veçanta. Një njeri që mund të shohë me Syrin Qiellor, në këtë fazë nuk mund të shohë asgjë pasi nuk i lejohet. Cili është qëllimi i të qëndruarit varur atje? Ngaqë qindra kanale energjie në trupin tonë takohen atje, në këtë kohë ato duhet të qarkullojnë të gjitha përmes Kalimit të Fshehtë dhe pastaj të dalin jashtë tij. Ato duhet të kalojnë nëpër Kalimin e Fshehtë dhe qëllimi është që të vendosen disa baza suplementare dhe të formohet një sistem gjërash brenda Kalimit të Fshehtë. Meqenëse trupi i njeriut është një univers i vogël, ai formon një botë të vogël me të gjitha gjërat bazë të trupit të njeriut. Sidoqoftë ai është akoma vetëm një vend që nuk funksionon akoma.

Në praktikën kultivuese të Shkollës Qimen, Kalimi i Fshehtë mbahet hapur. Kur Kalimi i Fshehtë del përjashta, ai është si cilindër dhe gradualisht do të bëhet i rrumbullakët. Dyert e tij në të dyja anët janë kështu të hapura. Për arsye se Shkolla Qimen nuk kultivon Buddhë apo Tao, secili duhet të mbrojë vetveten. Ka shumë mjeshtër në Shkollën e Buddhës dhe të Taos dhe ata të gjithë mund t’ju ruajnë. Ju nuk keni nevojë të shikoni dhe as nuk do të keni ndonjë problem. Por nuk është kështu në shkollën Qimen, pasi secili duhet të mbrojë veten. Prandaj, personi duhet ta ruajë aftësinë për të parë. Në këtë kohë, Syri Qiellor i personit i shikon  gjërat si me teleskop. Pasi të formohet ky sistem, për nja një muaj, ai fillon të futet brenda. Me t’u futur brenda në kokë, kjo quhet ndryshimi i pozicionit të Kalimit të Fshehtë.

Kur Kalimi i Fshehtë kthehet brenda, personi do ta ndjejë kokën të enjtur dhe të parehatshme. Më pas ai do të dalë me forcë jashtë nga pika yuzhen . Edhe kjo dalje e bën personin që të ndjehet në siklet, sikur po i hapet koka. Kalimi i Fshehtë do të dalë jashtë  menjëherë dhe ju do të ndjeheni të çliruar. Pasi del jashtë, Kalimi i Fshehtë do të qëndrojë varur në një dimension shumë të thellë dhe ekziston në formë trupi të një dimensioni shumë të thellë. Prandaj, ju nuk do ta shtypni kur fleni. Por është një gjë: Kur Vendosja e Kalimit të Fshehtë ndodh për herë të parë, ju do të ndjeni diçka përpara syve. Megjithëse ndodhet në një dimension tjetër, ju gjithmonë ndjeni sikur sytë ju janë turbulluar, sikur i mbulon  diçka, duke ju bërë të ndjeheni shumë në siklet. Për arsye se pika yuzhen është një kalim shumë i rëndësishëm, Kalimi i Fshehtë duhet gjithashtu të formojë një sistem gjërash atje. Pastaj ai kthehet përsëri brenda në trup. Një Hapje e Fshehtë në fakt nuk i referohet pozicionit të Kalimit të Fshehtë sepse ai duhet të ndryshojë pozicion shumë herë. Kur ai kthehet në niwan, ai fillon të zbresë në trup deri sa arrin  pikën mingmen . Në pikën mingmen ai do të dalë përsëri jashtë.

Pika Mingmen në trupin e njeriut është një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kryesore. Ajo quhet “hapje” në Shkollën Tao dhe “Kalim” (guan) nga ne. Është një kalim kryesor i cili me të vërtetë ngjan me një portë hekuri dhe ka shtresa të shumta dyersh hekuri. Dihet që trupi i njeriut ka shumë shtresa. Qelizat e trupit tonë fizik përbëjnë një shtresë dhe molekulat brenda tij janë një tjetër shtresë. Gjëndet një portë në secilën shtresë të atomeve, protoneve, elektroneve dhe pjesësave shumë mikroskopike, pjesësave pafundësisht mikroskopike. Prandaj, gjënden shumë aftësi supernormale dhe shumë dhunti të veçanta të kyçyra brenda portave të shtresave të ndryshme. Praktikat e tjera kultivojnë dan. Kur dan është gati për të shpërthyer, pika mingmen është e para që do të shpërthehet. Nëqoftëse ajo nuk hapet me të shpërthyer, aftësitë supernormale nuk mund të çlirohen. Pasi Kalimi i Fshehtë formon një sistem në pikën mingmen, ai do të kthehet përsëri brenda në trup. Pastaj ai kthehet në pjesën e fundit të barkut. Kjo quhet “Kalimi i Fshehtë kthehet në pozicion”.

Në kthim, Kalimi i Fshehtë nuk shkon në vendin e vet të origjinës. Tashmë, Foshnja e Pavdekshme është rritur goxha. Fllucka e ajrit do ta mbulojë Foshnjen e Pavdekshme dhe do e mbështjelle atë. Kur rritet Foshnja e Pavdekshme, po ashtu rritet dhe Kalimi i Fshehtë. Në Shkollën Tao, zakonisht kur Foshnja e Pavdekshme rritet sa një fëmijë rreth gjashtë apo shtatë vjeç, ajo do të lejohet të lërë trupin e njerit; kjo quhet “Foshnja e Pavdekshme vjen në jetë.” Nën kontrollin e Shpirtit Kryesor të personit, ajo mund të lëvizë  rrotull jashtë trupit të njeriut. Trupi fizik nuk lëviz por Shpirti Kryesor do të dalë jashtë. Normalisht në Shkollën e Buddhës, Foshnja e Pavdekshme do te jetë jashtë çdo rreziku kur është kultivuar e rritur sa vetë personi. Në këtë kohë, zakonisht lejohet që ajo ta lërë trupin dhe të dalë jashtë tij. Tashmë Foshnja e Pavdekshme është rritur aq sa dhe vetë personi dhe mbulesa e saj është gjithashtu e madhe. Mbulesa tashmë është zgjeruar nga jashtë trupit të njeriut—ky është kalimi i Fshehtë. Për shkak se Foshnja e Pavdekshme është rritur kaq shumë, Kalimi i Fshehtë sigurisht do të zgjerohet nga jashtë trupit.

Ndoshta ju keni parë statuja të Buddhës në tempuj dhe keni vënë re që Buddhat janë gjithmonë brenda një rrethi. Veçanërisht, një portret Buddhe gjithmonë ka një rreth në të cilin Buddha qëndron ulur. Shumë portrete të Buddhës janë kështu veçanërisht ato në tempujt e vjetër. Pse ulet Buddha brenda një rrethi? Askush nuk mund ta shpjegojë këtë qartë. Më lejoni t’ju them që është pikërisht ky Kalim i Fshehtë, por në këtë kohë ai nuk quhet më Kalim i Fshehtë. Quhet “parajsë”, megjithëse në fakt nuk është akoma parajsë sepse ka vetëm aftësinë për të qënë. Është si një fabrikë me ndërtesa, por pa aftësinë për të prodhuar. Duhet të ketë burime energjie dhe lëndë të para që ajo të prodhojë. Pak vite më parë, shumë praktikues thonin: “Niveli i gongut tim është më i lartë se i një Bodhisattva,” apo “Niveli i gongut tim është më i lartë se ai i një Buddhe.” Me të dëgjuar këtë, të tjerët do ta konsideronin si të pakonceptueshme. Në fakt, kjo që thonin ata nuk ishte aspak e pakonceptueshme, sepse gongu personit duhet me të vërtetë të kultivohet në një nivel shumë te lartë në botën njerëzore.

Si mund të jetë e mundur një gjë e tillë: Ata kanë arritur një nivel më të lartë se ai i një Buddhe? Nuk duhet kuptuar në mënyrë kaq sipërfaqësore. Gongu i këtij personi është me të vërtetë në një nivel shumë të lartë. Kjo për arsye se kur kultivimi i tij arrin një nivel shumë të lartë dhe momentin e lartësimit të plotë shpirtëror, niveli i gongut të tij do të jetë me të vërtetë shumë i lartë. Vetëm pak çaste para arritjes së lartësimit të plotë shpirtëror, tetë të dhjetat e gongut të tij do t’i zbriten  bashkë me standartin e karakterit dhe kjo energji do të përdoret për të pasuruar parajsën—një parajsë të tijën. Të gjithë e dinë që përveç standartit të karakterit, gongu i një praktikuesi kultivohet përmes vuajtjeve të shumta gjatë gjithë jetës dhe duke kaluar përmes ambjentesh të vështira. Prandaj ai është jashtëzakonisht i çmuar. Tetë të dhjetat e kësaj materie të çmueshme përdoret për të pasuruar parajsën e tij. Prandaj, kur ai ia arrin kultivimit në të ardhmen, ai do të ketë gjithçka që don vetëm me një të zgjatur të dorës dhe do të ketë çdo gjë që dëshiron. Ai mund të bëjë çfarëdo gjë që don dhe çdo gjë gjëndet në parajsën e tij. Ky është virtyti i tij i plotëfuqishëm që ai ka kultivuar nëpërmjet vuajtjeve të tij.

Kjo energji e personit mund të transformohet në gjithshka sipas dëshirës. Prandaj, nëqoftëse një Buddha dëshiron të ketë diçka, të hajë diçka, apo të luajë me diçka, ai mund ta bëjë këtë. Këto janë rrjedhojë e arritjes së tij në kultivimin, që është Statusi i tij prej Buddhe (fowei). Pa të, një person nuk mund t’ja arrijë në kultivim. Në këtë kohë ajo mund të quhet parajsë. Ky person do të ketë vetëm dy të dhjetat e gongut të mbetur për të përfundar kultivimin dhe të arrijë Taon. Megjithëse vetëm dy të dhjetat e gongut të tij ka mbetur, trupi i tij nuk është i kyçur. Ai ose mund ta lërë ose mund ta mbajë këtë trup, sidoqoftë ky trup do të jetë transformuar tashmë në materie të energjisë së lartë. Në këtë kohë, ai mund të ushtrojë  fuqitë e tij hyjnore të cilat kanë pushtet të pakrahasueshëm. Por kur një person praktikon kultivim midis njerëzve të zakonshëm, ai zakonisht është i kyçur, pa  ndonjë aftësi të madhe. Pamvarësisht sa i lartë është niveli i gongut të tij, ai është akoma i kufizuar. Tani është ndryshe.


Ah Q—një personazh budalla në një novelë Kineze.

Mah Jong—lojë tradicionale kineze që luhet me katër veta.

Qianmen—një nga qendrat tregtare në zonën e Beijingut.

Han—shumica etnike e popullit kinez.

lama—titull për një mjeshtër në traditën e Buddhizmit Tibetan.

jade—gur disi i çmuar që përdoret për të bërë vazo apo ornamente bizhuterie.

mo ding—siç pretendojnë disa mjeshtër qigongu, prekje e majës së kokës së dikujt për t’i dhënë energji.

Udhëzues për të Gjetur Naturën dhe Jetëgjatësinë—tekst klasik kinez për praktikë kultivuese.

Foshnjet e Kultivuara—ndryshe çerub apo engjëll (nga Bibla) zakonisht të paraqitura në piktura si fëmijë të shëndetshëm  me krahë.

lule lotusi—1.zambak uji zakonisht i bardhë apo rozë; 2. në Shkollën e Buddhës simbolizon shumë gjëra ndërmjet të cilave arritjen e pastërtisë, ashtu si lotusi del nga balta e liqenit dhe shkëlqen me bukuri, ashtu dhe ndërgjegja e një kultivuesi ngrihet mbi ambjentin njerëzor dhe arrin lartësimin shpirtëror. Statujat e lashta të Buddhave dhe Bodhisattvave qëndrojnë mbi lule lotusi.

huiyin—pikë akupunkture në qendër të perineut (pjesa ndërmjet organit të jashtëqitjes dhe organeve gjenitale).

tanzhong—pikë akupunkture që gjendet afërsisht në qendër të gjoksit.

yuzhen—pikë akupunkture që ndodhet në rrëzë të kokës prapa.

mingmen—“Porta e jetës”; një pikë akupunkture që ndodhet në mes të pjesës së poshtme të kurrizit.